Sport

Kloppi i bindur se Can s’do të largohet

Descriptive Text

Mediat italiane raportojnë se mesfushori i Liverpoolit, Emre Can është afër kalimit te Juvnetusi, por një gjë të tillë e mohon Jurgen Klopp, i cili thotë se futbollisti nuk do të largohet

Can ende nuk e ka vazhduar kontratën me Liverpoolin, e cila i skadon pas një viti, dhe është bërë synimi i Juventusit që sipas mediave italiane është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.

Megjithatë, Kloppi beson se 23 vjeçari do të vazhdojë kontratën me Liverpoolin “pasi ka pasur bisedime të mira”.

“Mund ta imagjinoni se të gjithë jemi të përfshirë në bisedime dhe të gjithë ndjehemi mirë dhe kemi besim në këtë moment. Kjo do të thotë se ato nuk janë bisedimet më të këqija, por derisa të kryhet diçka apo të ketë nënshkrim s’kemi asgjë për të thënë”, është shprehur Klopp për Liverpool Echo.

Klopp më tutje ka shtuar se, “Emre është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Nuk duam të shesim apo të humbim lojtarët që janë formacionin bazë apo afër tij. Emre është një nga ta, duam ta mbajmë dhe kemi negociata të mira”.