Historia e femrave në Formula 1 është e shkurtër. Me dekada ka qenë sport i meshkujve, me vetëm pak femra në role të rëndësishme apo në timon.
Vetëm gjashtë femra kanë drejtuar një bolid gjatë fundjavave të garave dhe nga ato vetëm dy kanë garuar në një garë, me italianen Lella Lombardi të fundit që e ka bërë këtë, shkruan NYT. Ka më tepër se 40 vjet që kur Lombardi garoi në një garë të F1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, jashtë bolidit, gjërat kanë nisur të ndryshojnë. Monisha Kaltenborn është bërë femra e parë drejtuese e një skuadre, duke udhëhequr skuderinë e Sauberit, përcjell Koha Ditore.
Ndonëse ajo dha dorëheqjen muajin e kaluar, prapa saj është një gjeneratë e femrave të talentuara që po ngrihet.
Claire Williams është zëvendës-shefe e skuderisë Williams, Ruth Buscombe është inxhiniere strategjike e Sauberit, Bernadette Collins ka rol të ngjashëm te Sahara Force India dhe Marga Torres Diez është inxhiniere e motorit, duke punuar në motorët e prodhuar nga skuderia kampione Mercedes...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.