Sport

Broja e Sterlingu i bashkohen Chelseat në SHBA

Sulmuesi shqiptar Armando Broja dhe ai anglez, Raheem Sterling, kanë qenë në të njëjtin aeroplan që ka fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Që të dy do t’i bashkohen skuadrës që drejtohet nga Thomas Tuchel në përgatitjet para sezonit të ri, shkruan “Evening Standard” të mërkurën.

Sulmuesi i Anglisë, Sterling, pritet të zyrtarizohet nga Chelsea, ndërsa Broja ende nuk e di të ardhmen e tij. Shumë skuadra të njohura angleze kanë shprehur interesim për të, por vendimi përfundimtar do të merret më vonë.

20-vjeçari Broja shënoi nëntë gola në 38 ndeshje me Southamptonin si i huazuar dhe e pati një asistim në të gjitha garat.

Ndërkohë 27-vjeçari Sterling, i cili e fitoi titullin me Manchester Cityn, pati 17 gola të realizuar e nëntë asistime në 47 ndeshje.