Sport

Fulhami zyrtarizon Pereiran

Fulhami ka zyrtarizuar transferimin e Andreas Pereiras nga Manchester Unitedi.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit nga Premier League.

Mesfushori brazilian ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2026 me Fulhamin.

Klubi nuk ka zbuluar shumën e paguar për transferimin e 26-vjeçarit.

Pereira është shprehur i lumtur me transferimin te Fulhami, duke shpresuar se do ta ndihmojë ekipin për të arritur objektivat në edicionin e ri.