Sport

Tenis, Rybakina eliminon Tomljanoviqin

Elena Rybakina është bërë tenistja e parë nga Kazakistani që kualifikohet në gjysmëfinale të një “Grand-Slami”.

Rybakina të mërkurën e eliminoi nga turneu i “Wimbledonit” tenisten Ajla Tomljanoviq me rezultatin 2:1 në sete, 4:6, 6:2 dhe 6:3.

Bartësja e 17-të e garës dështoi ta fitonte setin e parë në turneun me fusha me bar, por u kthye fuqishëm në dy setet e radhës dhe e eliminoi kundërshtaren australiane.

Rybakina realizoi 15 ase kundër Tomljanoviqit.

Në gjysmëfinale ajo ballafaqohet me Simona Halepin, fituesen e “Wimbledonit” në vitin 2019.