Sport

Golashënuesi Gripshi beson se Ballkani do të kalojë tutje

Nazmi Gripshi beson se Ballkani do ta kalojë raundin e parë të garave kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Gripshi shënoi golin e vetëm të Ballkanit që barazoi të martën në Prishtinë me rezultatin 1:1.

Ai ka thënë se Ballkani meritoi ta mposhtte Zhalgirisin e Lituanisë.

“I kam bërë dhuratë vetes. Kemi stërvitur që ta mbajmë Zhalgirisin në presion. Shpresë kemi pasur që para nisjes së kësaj ndeshje dhe do ta mbajmë deri në ndeshjen e fundit. Nëse luajmë si sot, nuk do të na mungojë kalimi tutje”, ka thënë Gripshi.