Sport

Hysaj ka refuzuar një klub të madh evropian

Elseid Hysaj ka marrë ofertë nga një prej klubeve më të mëdha në Evropë, sipas agjentit të tij, Mario Giuffredi.

Por, përfaqësuesi i Shqipërisë ka vendosur që të qëndrojë te Napoli, me të cilën është i bindur se do ta fitojë titullin, transmeton Koha.net.

“Hysaj është 100 për qind i bindur se do ta fitojë Scudetton, nëse nuk do të ishte kështu ai do të largohej nga Napoli. Ai ka pranuar një ofertë serioze, konkrete, ofertë reale nga një prej klubeve më të fuqishme në Evropë, por ai as nuk e ka konsideruar atë”, është shprehur Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.

Më tutje agjenti i Hysajt ka shtuar se, “ai do të merrte edhe pagë më të lartë se që merr tani, por ai as që dëshiron të mendojë për këtë. Nuk mund t’iu tregoj se cili ekip ishte, por ai përfundoi në top dyshe në top ligat e Evropës”.