Sport

Zaniolo pranon kushtet e ofruara nga Juventusi

Juventusi ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Nicolo Zaniolo, sipas “Tuttosport”.

Mesfushori italian raportohet se është pajtuar të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër”.

Tani skuadrës nga Torino i mbetet të gjej marrëveshjen me ekipin e Romës për transferimin e Zaniolos.

Drejtuesit e klubit të Romës u kanë bërë me dije skuadrave të interesuara se për ta liruar Zaniolon duhet të paguajnë 50 milionë euro dëmshpërblim.