Sport

Juventusi pret oferta për Arthurin

Juventusi po shpreson ta shesë gjatë kësaj vere mesfushorin Arthur Melo.

“Calciomercato” ka bërë të ditur se është trajneri Massimilano Allegri që u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se nuk llogarit në shërbimet e brazilianit për edicionin e ri.

25-vjeçari nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij që prej transferimit nga Barcelona në vitin 2020.

Interesim për mesfushorin ka shprehur skuadra angleze, Arsenal.

Por drejtuesit e klubit londinez nuk kanë pranuar të ofrojnë më shumë se 40 milionë euro për Arthurin.