Sport

Ten Hag e dëshiron Antonyn si zëvendësues të Ronaldos

Eric ten Hag pritet ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

Të shtunën, mediat britanike raportuan se Cristiano Ronaldo kërkon largimin nga Manchester Unitedi, pavarësisht se ka kontratë edhe një sezon me “djajtë e kuq”.

Për shkak të faktit se Ronaldo pritet të largohet, të dielën mediat evropiane kanë shkruar se Ten Hag po shikon për zëvendësuesin e tij dhe lojtari më i pëlqyer mbetet Antony i Ajaxit.

22-vjeçari Antony u largua nga Sao Paulo i Brazilit në verën e vitit 2020 për t’iu bashkuar Ajaxit.

Në 55 ndeshje me skuadrën e elitës së futbollit të Holandës, sulmuesi brazilian ka shënuar 17 gola dhe ka kontribuuar me 12 asistime në sezonin e fundit.