Sport

Oferta e çmendur e Real Madridit për Mbappen

Gjiganti spanjoll, Real Madrid e do me çdo kusht yllin e Monacos, Kylian Mbappe.

Sipas medieve te huaja, kampionët e Evropës janë duke përgatitur një super-ofertë për francezin, raporton kp.

“Mbretërit” janë gati të derdhin në arkat e Monacos 120 milionë euro për ta bërë të vetin Mbappen.

Francezi është duke u kërkuar edhe nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Barcelonën, por duket se rivalët e katalonasve, Real Madrid janë më afër lojtarit.