Sport

Vitinha i bashkohet Parisit

Mesfushori i Përfaqësueses së Portugalisë, Vitinha do ta vazhdojë karrierën në kampionatin francez.

Ai është transferuar te Paris Saint-Germaini, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.

Vitina i është bashkuar Parisit nga skuadra e Portos për 40 milionë euro dëmshpërblim. 22-vjeçari, krahas Portos për një sezon ka luajtur edhe në Premier League, te skuadra e Wolverhamptonit.

Në 47 paraqitje në të gjitha garat sezonin e fundit te Porto, Vitinha ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime.