Sport

Enrique pati sukseset e Guardiolës, por kurrë vlerësim të njëjtë

Njoftimi i Luis Enriques që do të largohet nga Barcelona në fund të stinorit ishte i pritur, mirëpo momenti i zgjedhur për të dhënë lajmin, në konferencën për media të mërkurën mbrëma pas fitores së thellë 6:1 ndaj Sporting Gijonit, ishte befasues, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt, ai kishte shqyrtuar mundësinë që të mos vazhdojë kontratën përtej verës së këtij viti gjatë fazës parasezonale verën e kaluar, siç tha ai, pas rënies dramatike në fund të stinorit të kaluar, që ishte i dyti për të në krye të Barçës.

Barcelona u eliminua në Ligën e Kampionëve dhe skuadra katalunase arriti të siguronte La Ligan vetëm në xhiron e fundit.

Kjo rënie në formë, që pa skuadrën të humbasë tri ndeshje rresht në ligë për herë të parë në 13 vite, ishte shenja e parë se rrotat e kësaj makine spektakolare kanë nisur të prishen - makinës që kishte fituar "tripletën" në stinorin e parë të Enriques.

(Gjerësisht sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.