Sport

Raducanu mposhtet nga Garcia

Emma Raducanu është jashtë turneut “Wimbledon”.

Tenistja më e mirë e Britanisë së Madhe u mposht në raundin e dytë të turneut të mërkurën.

Ajo humbi nga Caroline Garcia 2:0 në sete, 6:3 dhe 6:3.

19-vjeçarja Raducanu është fituese në fuqi e turneut “US Open”. Ndërkohë, francezja 28-vjeçare e fitoi ndeshjen e shtatë rresht.

Garcia ishte fituese e titullit në “Bad Homburg” në Gjermani javën e kaluar, dhe ishte triumfi i parë i pas tre vjetësh.