Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ginobili, ndonëse 40-vjeçar, mendon të luajë ende

Derisa koha po kalonte në ndeshjen e fundit të stinorit për San Antonio Spursat dhe Manu Ginobili u nxor nga ajo ndeshje, brohoritjet e shumta të tifozëve vendas e përcollën atë deri në bankinë, shkruan sot Koha Ditore.

Ginobili kishte një shikim vlerësues, por befasues në fytyrën e tij derisa veshi fanellën e ngrohjes dhe përgatitej për verën që e pret. Qartë, tifozët po i thoshin lamtumirë njërit prej lojtarëve më të popullarizuar në histori të San Antonio Spursave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ginobili nuk ishte i gatshëm të bënte të njëjtën gjë. Ai postoi një mesazh në "Twitter" të mërkurën për të treguar që ka firmosur kontratë të re me San Antonion edhe për një stinor, që do të jetë stinori i tij i 16-të me Spursat.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.