Sport

Felixi dëshiron të mbetet te Atl.Madridi

Joao Felix dëshiron të mbetet në Atletico Madrid. Ylli portugez është i vendosur t’i tregojë vlerat e tij te skuadra spanjolle.

“Football Espana” ka bërë të ditur se sulmuesi u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të largohet, pavarësisht ofertave nga skuadra të njohura evropiane.

Felix ka kaluar një sezon të vështirë me madrilenët, por është i bindur se forma e tij do të jetë në ngritje në edicionin e ri.

22-vjeçari ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2026.