Sport

Juventusi nis negociatat me Neymarin

Juventusi ka nisur negociatat me yllin e Paris Saint-Germainit, Neymar.

Sipas “AS”, drejtuesit e klubit francez po synojnë ta shesin gjatë kësaj vere brazilianin për t’i balancuar financat.

Përfaqësuesit e Neymarit tashmë janë takuar me Juventusin për të diskutuar mundësinë e kalimit të tij në Serie A.

Megjithatë, është raportuar se “Zonja e Vjetër” nuk do të jetë në gjendje të përballojë pagën që ka Neymar në PSG. Drejtuesit e Juves vlerësojnë se transferimi mund të realizohet në rast se Neymar pranon pagë më të vogël sesa e ka aktualisht te PSG-ja.