Sport

Nice kërkon huazimin e portierit Kepa

Descriptive Text

Ekipi nga Ligue 1, Nice, po synon huazimin e portierit të Chelseat, Kepa Arrizabalaga ka njoftuar “FootMercato” të mërkurën. Mësohet se negociatat mes klubeve po vazhdojnë dhe gjasat janë të mëdha që Chelsea ta pranojë ofertën e huazimit për Kepan nga skuadra franceze.

Kepa është i gatshëm të largohet nga Chelsea, pasi e ka humbur statusin e portierit të parë pas ardhjes së Edouard Mendy.

Te Nice i kanë garantuar Kepas minutazhë dhe 27-vjeçari dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Ligue 1. Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025.