Sport

Hammarby nuk e liron Astrit Selmanin

Drejtori sportiv i Hammarbyt, Jesper Jansson, ka mohuar largimin e Astrit Selmanit gjatë afatit kalimtar të verës. Ai ka thënë se sulmuesi i Kosovës ka kontratë me klubin suedez. Jansson në intervistën dhënë “fotbolskanalen.se” ka mbetur i befasuar me lajmet për një lëvizje të mundshme të Selmanit.

“I kemi lexuar edhe ne lajmet. Interesim për Selmanin ka pasur edhe më herët. Do të shohim, por nuk ka asgjë për momentin. Ai ka një kontratë me ne, kështu që nuk ka ndonjë befasi. Kur është koha e transferimeve, spekulimet janë gjithnjë të pranishme. Ai ka një kontratë me Hammarbyn dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kjo vlen për të gjithë lojtarët".

Ditë më parë u raportua se për Selmanin 25-vjeçar interesim kanë shprehur Lecce e Serie A dhe Clermonti i Ligue 1.