Sport

Alex Sandro nuk e dëshiron largimin nga Juventusi

Alex Sandro nuk dëshiron të largohet nga Juventusi. Mbrojtësi 31-vjeçar preferon të mbetet te klubi nga Torino deri në fund të kontratës.

Braziliani me Juventusin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth gjashtë milionë euro.

Pjesë e Juventusit, Alex Sandro është që prej vitit 2015. Në edicionin 2021/2022 shënoi dy gola dhe po aq asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat.