Sport

Tottenhami në garë për Antonyn

Descriptive Text

Skuadra e Tottenhamit është futur në garë për sulmuesin e krahut, brazilianin Antony ka raportuar “The Sun” të hënën.

Tottenhami po e rivalizon Mancheser Unitedin për 22-vjeçarin, i cili pritet të largohet nga Ajaxi këtë verë. Mësohet se londinezët tashmë i kanë bërë ofertë Ajaxit për shërbimet e Antonyn.

Thuhet se Tottenhammi ka ofruar para plus kartonin e holandezit Steven Bergwijn, i cili pëlqehet nga Ajaxi. Antony ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025, kurse sezonin e fundit ishte ndër lojtarët kryesorë në ekip.

Në 32 paraqitje në të gjitha garat, Antony shënoi 12 gola dhe asistoi dhjetë herë.