Sport

Storia prapa ofertës rekorde të Parisit për Neymarin

Do të ishte transferimi më bombastik në botën e futbollit që kur Real Madridi transferoi Luis Figon në vitin 2000, ndërsa sërish Barcelona do të ishte viktimë, shkruan sot Koha Ditore.

Neymar, që po pritet të dalë nga hija e Lionel Messi dhe të paraqitet në qendër të skenës te Parc des Princes, ishte lojtari me të cilin katalunasit mburreshin se kanë mposhtur pjesën tjetër të Evropës në vitin 2013.

Por, ata janë në prag të humbasin atë pas vetëm katër vjetëve dhe kjo për një shifër që do të shkatërronte rekordin aktual të botës për dëmshpërblim të paguar për një lojtar.

"Nuk mendoj se kjo do të ndodhë", ka thënë sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez të hënën, kur u pyet nëse ndonjë klub do të paguajë klauzolën për lirim prej 222 milionë eurosh që gjendet në kontratën e Neymarit me Barcelonën.

Nëse kjo ishte një ftesë për "betejë" për kryetarin e Paris Saint Germainit, Nasser al-Khelaifi, ai duket shumë i bindur se pranimi i sfidës është ajo që i duhet për të bërë skuadrën franceze një fituese të Ligës së Kampionëve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.