Sport

Unitedi me ofertë për Abrahamin

Descriptive Text

Manchester Unitedi po përgatit ofertën për transferimin e sulmuesit Tammy Abraham, i cili shkëlqeu te Roma sezonin e fundit. Te Unitedi po e shohin Abrahamin opsion të mirë për sulmin, pasi nuk arritën të sigurojnë shërbimet e Darwin Nunezit që zgjodhi Liverpoolin.

Për Abrahamin ekipi anglez është i gatshëm t’i ofrojë Romës mbi 50 milionë euro.

24-vjeçari që iu bashkua Romës verën e shkuar shkëlqeu tek ekipi italian me 26 gola në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2026.