Sport

Reali insiston për Bellinghamin

Jude Bellingham

Real Madridi po insiston në transferimin e mesfushorit Jude Bellingham. “The Sun” ka shkruar të martën, se Reali tashmë ka nisur kontaktet me Borussia Dortmundin për mesfushorin anglez, të cilin po synon ta transferojë këtë verë.

Te Reali po e shohin Bellinghamin si përforcim të duhur dhe do të bëjnë të pamundurën për ta bindur Dortmundin në lirimin e tij. 18-vjeçari është pjesë e ekipit gjerman prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

Në sezonin 2021/22, Bellingham ishte titullar i padiskutueshëm te Dortmundi, ku krahas gjashtë golave pati edhe 14 asistime në të gjitha garat.