Sport

Hakimi drejt Chelseat

Achraf Hakimi pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League, saktësisht te Chelsea.

“The Sun” ka raportuar se Chelsea është favorit për transferimin e Hakimit gjatë kësaj vere. Bëhet e ditur se Hakimi ka kohë që ka kërkuar largimin nga Paris Saint-Germaini dhe është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Angli.

Ai parimisht ka arritur marrëveshjen me Chelsean, ekip që po negocion me Parisin për lirimin e tij. Për ta siguruar Hakimin, Chelsea duhet të paktën të ofrojë 60 milionë euro pasi marokeni ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2026.

Ai iu bashkua Parisit vitin e shkuar nga Interi dhe në sezonin e tij të parë në Francë e fitoi titullin e kampionit. Në 41 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, 23-vjeçari shënoi katër gola dhe bëri gjashtë