Sport

Juventusi nis negociatat për Neresin

Sulmuesi i krahut, David Neres, mund t’i bashkohet Juventusit gjatë afatit kalimtar të verës, ka raportuar të hënën “Football-Italia”. Mësohet se Juventusi tashmë ka nisur negociatat për brazilianin, i cili është pjesë e Shakhtarit dhe ka kontratë me ekipin nga Ukraina deri në fund të vitit 2026.

25-vjeçari iu bashkua Shakhtarit në fillim të këtij viti nga Ajaxi, por nuk arriti ta luajë asnjë ndeshje me ekipin e ri për shkak të luftës në Ukrainë. Ai dëshiron të largohet nga Shakhtari dhe Juventusi është i gatshëm të paguajë rreth 20 milionë euro për kartonin e tij.

Neres, po ashtu ka edhe shtatë ndeshje e një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Brazilit.