Sport

City monitoron Gavin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, po vëzhgon nga afër zhvillimet rreth kontratës së mesfushorit Gavi me Barcelonën.

Trajneri i Cityt është tifoz i zjarrtë i mesfushorit sulmues, i cili nuk ka vazhduar ende kontratën me ekipin spanjoll.

Guardiola raportohet se po tenton të përfitojë nga situata e krijuar, për ta bindur supertalentin të transferohet në “Etihad”.

Kontrata e Gavit me Barçën skadon në vitin 2023 dhe palët nuk kanë gjetur ende marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit.