Vazhdon te Pescara në Serinë B, do të rikthehet të luajë në elitën e futbollit italian, apo ndoshta do të zgjedhë të provojë aventurën në një tjetër ligë europiane. E ardhmja e Ledian Memushajt mbetet mister, ndërsa presidenti i Pescarës, Sebastiani deklaroi se të gjitha vendimet do të merren në konsensus me mesfushorin kuqezi.
“Memushaj është një lojtar i cili pëlqehet nga shumë skuadra të Serisë A, por edhe nga jashtë Italisë. Është lojtar i Kombëtares shqiptare, ka luajtur në Kampionatin Europian dhe është mëse normale që të ketë oferta. Ne do t’i vlerësojmë me lojtarin”, thotë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Zvicër, ish-zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare, Tramezzani këmbëngul ta afrojë 30-vjeçarin te Sioni. Drejtuesit e Pescarës provojnë të rezistojnë, duke theksuar se më parë duhen plotësuar kërkesat e tyre financiare për Memushajn, transmeton Supersport.
“Ka dhe do të ketë kërkesa. Lediani ka kontratë edhe për tre vjet me Pescarën, praktikisht deri sa të dalë në pension. Tramezzani e kërkon me ngulm te Sioni, por ne nuk e shesim askënd nën kosto. Megjithatë, nuk është e përcaktuar që kapiteni të largohet nga Pescara. Ne nuk nxitohemi dhe do t’i shqyrtojmë me kujdes ofertat, si në aspektin ekonomik për klubin, ashtu edhe për karrierën e lojtarëve”, thotë presidenti i klubit të Pescaras.