Sport

Lacazette pritet t’i bashkohet Lyonit

Alexandre Lacazette është shumë afër që të transferohet nga Arsenali te Lyoni si futbollist i lirë.

Kështu ka shkruar të mërkurën në mbrëmje mediumi “Sky Sports” i Gjermanisë.

Do të ishte një rikthim për Lacazetten pas pesë vjetësh. Ai u transferua nga Lyoni tek Arsenali në vitin 2017 për 53 milionë euro.

Ka shënuar 71 gola dhe ka dhuruar 36 asistime në 206 ndeshje për “revolveristët”.

Te Lyoni, 31-vjeçari kishte shënuar 129 gola dhe kishte kontribuuar me 43 asistime në 275 ndeshje.