Sport

City interesohet për Sakan

Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit Bukayo Saka, ka njoftuar të martën “Daily Mail”. Saka 20-vjeçar po heziton për ta rinovuar kontratën me Arsenalin dhe City po synon ta shfrytëzojë këtë mundësi për ta transferuar në radhët e veta.

Kontrata aktuale i skadon sulmuesit në vitin 2024, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro. Saka në sezonin 2021/22 ka pasur paraqitje të mira për ekipin nga Londra.

Ai ka shënuar 12 gola dhe ka bërë shtatë asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat.