Sport

Neymari shënon në fitoren e Brazilit ndaj Japonisë

Përfaqësuesja e Brazilit ka mposhtur Japoninë të hënën në ndeshjen miqësore me rezultatin minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë takim, e shënoi sulmuesi Neymar. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 77-të, ndërsa ndeshja u luajtur në stadiumin e ri nacional të Tokios.

Për Neymarin, ky ishte goli i 74 me Brazilin dhe tani është vetëm tri gola larg për ta barazuar rekordin e legjendarit Pele.

Në anën tjetër, Japonia regjistroi ndeshjen e 13 rresht pa fitore (11 humbje e 2 barazime) kurse Brazili nuk di për humbje në 13 duelet e fundit.