Sport

Kolarov drejt Romës

Roma dëshiron ta përforcojë repartin defansiv të skuadrës me mbrojtësin e Manchester Cityt, Aleksandar Kolarov.

Di Marzio raporton se Roma po vazhdon bisedimet për transferimin e tij, por ende nuk është afër marrëveshja finale për të, transmeton Koha.net.

Fakti që City po kërkon edhe një mbrojtës të krahut, e ka shtyrë Kolarovin që të kërkojë skuadër të re.

Sipas mediave britanike transferimi i tij do t’i kushtojë ekipit italian afër 10 milionë euro.