Sport

Luka Modriq do ta vazhdojë kontratën me madrilenët

futboll shqip, luka modriq, 13 prill, real madridi, reali, reali sport

Luka Modriq do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin.

Kështu ka shkruar “Goal.com” të dielën, një ditë pasi Modriqi e fitoi trofeun e pestë të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori kroat i ka kaluar nëntë edicione te Real Madridi, ndërsa është i vendosur që të qëndrojë me gjigantin e La Ligës e të fitojë edhe më shumë trofe.

“Los Blancos” e fitoi La Ligën javë më parë, ndërsa iu gëzua triumfit të 14-të në garën më të fortë për klube në Evropë.

Kroati ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar 12 asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.

Kontrata e re pritet të jetë e vlefshme deri në vitin 2024.