Janë publikuar formacionet zyrtare të finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.
Madrilenët publikuan 11-shen startuese më shumë se dy orë para nisjes së ndeshjes, ndërsa ekipi anglez e publikoi sipas rregullave të UEFA-s, 1 orë e 15 minuta pa nisur sfida.
Te Liverpooli, pavarësisht dyshimeve, do të luajnë nga minuta e parë Thiago Alcantara e Fabinho. Në mesfushë do të jetë edhe Jordan Henderson.
Sulmi përbëhet nga Lucas Diaz, Mohamed Salah e Sadio Mane.
Në mbrojtja, Van Dijk do ta ketë partner Ibrahima Konaten, ndërsa në krah do të jenë Alexander-Arnold e Andy Robertson. Në portë do të jetë braziliani Alisson.
Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur në fushë 11-shen të cilën e ka përdorur në ndeshjet vendimtare të këtij edicioni në Champions.
Karim Benzema dhe Vinicius Junior startojnë në fazën ofanzive, së bashku me Federico Valverden që do ta luajë rolin e sulmuesit të djathtë.
Mesfusha përbëhet nga Luka Modric, Toni Kroos e Casemiro.
Në mbrojtje, Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba e Ferland Mendy. Në portë Thibaut Courtois.
Ndeshja do të fillojë nga ora 21:00.
-
28 maj 2022 20:50
-
Shpërndaje në: