Sport

Skriniar kërkon vazhdimin e kontratës

Milan Skriniar ka kërkuar nga Interi t’ia vazhdojë kontratën deri në vitin 2027. Reprezentuesi sllovak ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A gjatë viteve të fundit dhe është në shënjestër të disa klubeve të mëdha të Premier Leagues së Anglisë.

“Gazzetta dello Sport” raporton se ai është i fokusuar të mbetet pjesë e Interit për një kohë të gjatë. Ai me Interin ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Për Interin, Skriniar ka shënuar 11 gola në 215 paraqitje. Ai 52 ndeshje ka luajtur edhe për Sllovakinë.