Sport

Shabani ankohet se gjyqtarët e dëmtuan në luftën ndaj karateistit turk

Elhami Shabani është ankuar se padrejtësisht gjyqtarët ia kanë dhënë fitoren karateistit turk, Erman Eltemur në Evropianin e karatesë që po mbahet në Gaziantep të Turqisë. Karateisti kosovar i kategorisë deri në 75 kilogramë u ndal në luftën e tretë.

Ai u mposht nga karateisti turk Erman Eltemur, ndërsa në luftën e parë në repesazh mposhti karateistin nga Danimarka, Mads Larsen Viberg.

Luftën e radhës për medalje të bronztë e ka të shtunën kundër karateisti nga Bosnja, Hamza Turulja. Vetëm Shabani ka vazhduar tutje garën në ditën e parë prej garuesve që garuan të mërkurën.

“Të shtuënn kam luftën për medalje të bronztë. I kam fituar katër luftëra dhe luftën me turkun ma morën gjyqtarët. Më dëmtuan. Kam mbetur baras 2:2, ndërsa turku e fitoi me senshu. Shpresoj ta fitoj medaljen e bronztë”, ka thënë Shabani të mërkurën për KOHËN.