Sport

Guardiola konfirmon interesimin për Danilon

Descriptive Text

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar interesimin e skuadrës së tij për të transferuar anësorin e Real Madridit, Danilo.

City ka kërkuar brazilianin qe disa muaj, ndërsa mediat botërore tani raportojnë se është shumë afër sigurimit të shërbimeve të tij.

“Kemi shumë opsione, por Danilo akoma s’ka përfunduar si marrëveshje andaj pa u kompletuar nuk mund të them asgjë për hir të respektit për klubet, por ai është një opsion për ne”, ka thënë Guardiola.