Sport

Modriqi arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës

Mesfushori Luka Modriq ka arritur marrëveshje në parim me Real Madridin për ta rinovuar kontratën. “Marca” ka raportuar të mërkurën se Modriq është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi dhe do ta rinovojë kontratën që i skadon muajin tjetër edhe për një vit. Zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve pritet të bëhet pas përfundimit të Ligës së Kampionëve, në të cilën Reali do të përballet me Liverpoolin, të shtunën.

“E kam thënë disa herë që synimi im është ta mbylli karrierën te Reali, kështu që besoj se do ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë shkurt Modriq.

Mesfushori 36-vjeçar këtë edicion ka tre gola të shënuar e 12 asistime në të gjitha garat.