Sport

Edi Rama uron Panuccin në udhëheqjen e kombëtares së Shqipërisë

Descriptive Text

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka uruar trajnerin e ri të Shqipërisë, Chirstian Panucci, i cili sot është zyrtarizuar trajner i kombëtares shqiptare.

Rama ka uruar që ai të ketë sukses ta mbajë barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biasit.

“Mirëserdhe Mister. Le të urojmë që trajneri i ri i kuqezinjve, Christian Panucci, një kampion i madh në fushë dhe një lider i ri në stol, do ta mbajë me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biasit. Forca Shqipëria”, ka shkruar Rama në Facebook.