Sport

Interit ka nisur t'i soset durimi me Perishiqin

Foto: Reuters

Interi i ka dhënë një ultimatum Ivan Perishiqit dhe pret që ai të marrë një vendim për vazhdimin e kontratës deri në fundjavë, përcjell “Football-Italia” të martën. Kroati nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij pas ofertave që ka marrë nga Chelsea, Newcastle e Juventusi.

Perishiqit kontrata me Interin i skadon në qershor. Interi i ka ofruar atij kontratë të re, me pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh me bonuse.

Por në bazë të raportimeve, Perishiqi ka marrë nga klubet e tjera ofertë prej 6 milionë eurosh në vit, plus bonuset.