Sport

Wenger insiston se Sanchez ‘nuk është në shitje’

Descriptive Text

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mbetet i bindur se Alexis Sanchez nuk është në shitje dhe hodhi poshtë pretendimet se kiliani, me deklaratën e tij se dëshiron të luajë në Ligë të Kampionëve, nuk ka dashur të thotë se dëshiron të largohet nga Arsenali.

Kontrata e 28-vjeçarit në “Emirates” përfundon më 2018 por Wengeri thotë se kiliani nuk do të shitet pavarësisht se ka pak shenja se ai do ta vazhdojë kontratën.

“Vendimi është marrë dhe ne do t’i qëndrojmë prapa”, ka thënë Wengeri para gazetarëve gjatë turneut para-sezonal të klubit në Kinë. “Vendimi është që të mos e shesim”, transmeton Koha.net.

Mediat britanike kanë raportuar të shtunën se Sanchezi, që ishte top-golashënuesi i klubit sezonin e kaluar me 30 gola, do të largohet nga Londra Veriore pasi ka thënë se dëshiron të luajë dhe të fitojë në Ligë të Kampionëve.