Paris Saint-Germaini ka poshtëruar Barcelonën në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur me rezultat të thellë 4 me 0.
Angel Di Maria nisi serinë e golave në ndeshje, me një supergjuajtje nga gjuajtja e lirë në minutën e 18-të. Pas tij shënoi Julian Draxler për të mbyllur pjesën e parë me epërsi prej dy golave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy gola të tjerë u shënuan edhe në pjesën e dytë. Sërish Di Maria nisi serinë e golave, ndërsa të dytin në pjesën e dytë e të fundit në ndeshje e shënoi ylli Edinson Cavani.
Rezultati i ndeshjes së parë favorizon “Princat” që takimin e kthimit në Barcelonë e zhvillojnë më 8 mars.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.