Trajneri i mirënjohur italian Fabio Capello beson se Napoli mund ta përmbysë rezultatin e takimit të parë ndaj Realit në Ligën e Kampionëve.
Napoli kishte humbur në “Santiago Bernabeu” me rezultat 3 me 1, dhe ndeshja kthyese tani do të zhvillohet në “San Paolo” të martën, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk do të jetë e lehtë, pasi të gjithë lojtarët e ekipit të parë do të jenë aty, Real Madridi është një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur. Megjithatë, ata kanë vështirësi kur luajnë si mysafir, dhe kur kanë presion dhe Napoli duhet të përfitojë nga kjo. Napoli duhet të jetë agresiv dhe nuk duhet të lënë shumë hapësirë për Realin që të kundërsulmojnë”, është shprehur Capello për Sky Sport Italia.