Sport

Mkhitaryan mbetet te Roma

Mesfushori Henrikh Mkhitaryan do të mbetet pjesë e skuadrës së Romës edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “Gazzetta dello Sport” raporton të hënën se Roma i ka ofruar kontratë të re mesfushorit 33-vjeçar.

Është trajneri Jose Mourinho që dëshiron ta mbajë mesfushorin përtej këtij sezoni pas paraqitjeve të mira që i ka treguar.

Mkhitaryan ka kontratë me Romën deri në fund të këtij sezoni, ndërsa me kontratën e re do të mbetet në klub deri në vitin 2024. Ai do të ketë një pagë vjetore mbi katër milionë euro. Ai ka pesë gola e nëntë asistime në 43 paraqitje këtë edicion te Roma, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Arsenali.