Sport

Arsenali nxjerr në shitje Gabrielin

Braziliani Gabriel pritet të largohet nga skuadra e Arsenalit gjatë afatit kalimtar të verës. “Tuttosport” ka shkruar të hënën se klubi londinez ka marrë vendim për ta nxjerrë në shitje 24-vjeçarin dhe Juventusi po shihet favorit për transferimin e tij.

Për ta lënë të lirë Gabrielin, Arsenali po kërkon rreth 40 milionë euro. Te Juventusi, Gabrieli po shihet si pasardhës i Giorgio Chiellinit, që tashmë ka konfirmuar largimin nga Juventusi në verë. Braziliani ka treguar paraqitje të mira këtë sezon tek Arsenali, ku në 37 paraqitje ka shënuar katër gola.

Ai tek Arsenali u transferua në vitin 2020 nga Lille dhe me ekipin londinez ka kontratë deri në vitin 2025.