Sport

Juventusi hyn në garë për Perishiqin

Descriptive Text

Juventusi po përgatit ofertë për anësorin e Interit, Ivan Perishiq, raporton “Gazzetta dello Sport” të dielën.

33-vjeçari do të jetë lojtar i lirë në qershor dhe “Nerazzurrët” ende nuk kanë paraqitur një ofertë të përshtatshme për zgjatjen e kontratës.

Juve po vëzhgon nga afër situatën, me synimin për të nënshkruar me Perishiq si lojtar të lirë. Trajneri Massimiliano Allegri është admirues i kroatit.

Për shërbimet e Perishiqit në garë është edhe Chelsea.