Sport

Krasniqi dhe Kelmendi ndihen të tradhtuar nga Prishtina

Endrit Krasniqi dhe Shend Kelmendi janë dy nga të larguarit e skuadrës së Prishtinës për edicionin e ardhshëm.

Dy nga futbollistët më të talentuar të prishtinasve kanë mbetur të shokuar nga lajmi se nuk do të veshin më fanellën e klubit nga kryeqyteti.

Mesfushori Krasniqi që para dy vjetësh la Spanjën për “bardhekaltërit”, për Sportin në KTV, ka treguar se si ka përjetuar ndarjen me klubin.

23-vjeçari ka konfirmuar se marrëdhëniet mes tij dhe klubit kishin qenë të acaruar, por që ishin rregulluar dhe lojtari priste me padurim sezonin e ri

Nga ana tjetër, këtë situatë më rëndë e ka përjetuar sulmuesi i krahut Kelmendi që kishte kaluar të gjitha gjenerata me Prishtinën.

Ish numri 9-të, është ndier edhe i tradhtuar nga trajneri dhe kryesia e klubit, pasi lojtari vite më parë ishte kërkuar nga skuadra e Skenderbeut.

Përveq Krasniqit dhe Kelmendit, nga klubi janë lënë të lirë edhe futbollistët Liridon Kukaj, Liridon Leci, Gentrit Begolli, Mërgim Neziri dhe Genc Hamiti.