Sport

Xhoxhaj mposht Fressin, fiton titullin WBO Inter-Continental

Armend Xhoxhaj - Roman Fress

Boksieri prizrenas Armend Xhoxhaj e ka mposhtur gjermanin Roman Fress në duelin për titullin WBO Inter-Continental në kategorinë kruzer.

Xhoxhaj të shtunën mbrëma në Magdeburg ngadhënjeu në meçin kryesor të mbrëmjes së SES Boxingut.

Dy anëtarë të jurisë vlerësuan luftën në favor të Xhoxhajt me 98:92 dhe 96:94, ndërsa njëri i dha fitoren Fressit me rezultatin 96:94.

Xhoxhaj ia ka rrëmbyer titullin WBO Inter-Continental, Fressit dhe i është afruar një lufte për njërin nga titujt e mëdhenj në boksin profesionist.

Për Xhoxhajn është fitorja e 14-të në boksin profesionist karshi dy humbjeve. Ndërkohë Fress ka pësuar humbjen e parë në boksin profesionist pas 15 fitoreve.