Sport

Portieri i Arsenalit kalon në Juventus

Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny, ishte në prag të kalimit në klubin nga Torino, Juventus, të martën teksa kampionët e Serie A përmendën ardhjen e polakut në qytet.

“Shikoni se kush arriti”, shkruan klubi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook përkrah një fotografi të Szczesnyt.

Mediat britanike të hënën raportuan se Arsenali kishte pranuar ofertën 10 milionë funtesh për Szczesnyn, i cili kaloi dy sezonet e fundit në huazim tek AS Roma.

Szczesny është paraqitur në të gjitha 38 ndeshjet e Serie A për Romën sezonin e kaluar dhe i përfundoi 14 të tilla pa pranuar gol, që është më së shumti në ligë.

27 vjeçari, që është paraqitur 28 herë edhe për Poloninë, pritet të shërbejë si portier i dytë për Juventusin pasi në radhët e tij qëndron ende legjenda Gianluigi Buffon.

Szczesny ka pasur 132 paraqitje për Arsenalin.