Sport

Benzema barazon një rekord të madh të Ronaldos

Me golin e shënuar të mërkurën mbrëma, Karim Benzema ka barazuar një rekord të madh të Cristiano Ronaldos, ka njoftuar UEFA.

Sulmuesi më i mirë i momentit ka barazuar rekordin e Ronaldos për më së shumti gola të shënuar në ndeshjet nokaut në një edicion të Ligës së Kampionëve.

Benzema tani i ka dhjetë gola, sa i kishte Ronaldo në edicionin 2016/17. Ronaldo tetë gola i kishte shënuar në edicionin 2013/14, sa i kishte Lionel Messi në edicionin 2011/12.